Ekspozita artistike “Arratisje” u hap për vizitorët në rezidencën e BE-së

од admin_kult

Në rezidencën e BE-së në Shkup,u hap ekspozita artistike “Arratisje” e cila është vazhdim i ekspozitës së mëparshme “Arti i mërzisë” i frymëzuar nga izolimi që rezultoi si rjedhojë nga masat për KOVID -19-të gjatë vitit të kaluar.Hapjen e ekspozitës e bëri ambasadori dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Europian,Dejvid Gir,dhe ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.

Në kuadër të ekspozitës “Arratisje”, e cila përfshin vepra që ofrojnë një rrugëdalje nga realiteti përmes artit të mahnitshëm,vizitorët do të mund ti shohin veprat të punuara nga: Stefan Manevski,Gazanfer Bajram,Dorotej Neshovski,Goran Ristevski,Zulejha Zyberi Ali,Sofija Grigorijado,Durmish Qazim,Atanas Botev,Hristijan Tomanoski dhe Voskresija Andreevska.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 30 qershor 2020.Rezervimi i intervalit kohor për vizitorët dhe bileta falas mund të merren përmes platformës në vijim: https://www.eventbrite.com/e/art-of-boredom-tickets-146369080861

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе