Thellohen lidhjet për mbrojtjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

од admin_kult

Përfaqësues të Këshillit për trashëgiminë kulturore në Kosovë, sot në Ministrinë e Kulturës u takuan me ministren Bisera Kostadinovsla-Stojçevska.Në suaza të Marrëveshjes për bashkëpunim, kryetarja e  KTKK-së Zanita Halimi informoi ministren për rolin dhe përgjegjësitë e institucionit që ajo udhëheq. Në takim u diskutua për sfidat dhe mundësitë që i ndajnë të dy shtetet në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm gjithëpërfshirës.

Kryetarja e KTKK-së dhe ministrja Kostadinovska-Stojçevska shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit si dhe për organizim të përbashkët të aktiviteteve të ardhshme me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Në takim morën pjesë edhe Afet Jashari dhe Gordan Nikollov, këshilltarë të ministres, Ifeta Nikoçeviq, nënkryetare e KTKK, Premtim Alaj, nënkryetar i KTKK dhe Kreshnik Bajraktari, zëvendës udhëheqës i KTKK.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе