Në kuadër të programit të filmit “Kino – MAB”, mbrëmjen e sotme në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup,do të mbahet performancë vallëzimi “Mos mi prek sytë,,dhe projeksioni i filmit të vallëzimit “Në shtëpi” nga Adrijana Dançevska në produkcion të Teatrit të Vallzimit – Shkup.Me këto ngjarje fillon sezoni i shfaqjeve të kësaj kompanie vallëzimi.
Siç njofton drejtoresha artistike e Teatrit të Vallëzimit – Shkup dhe dekane e Akademisë së Arteve të Filmit pranë Universitetit “Goce Delçev” Risima Risimkin,në kuadër të mbrëmjes do të ketë dhe proekcion të filmit “Vitro” nga Filip Petkovski.
Sezoni 2021/2022 është një nga sezonat më të rëndësishme për Tetrin e Vallëzimit – Shkup,duke qenë se në mars të vitit 2022,kompaninë e pret një vizitë historike në Teatrin Kombëtar të Vallzimit Bashkëkohor “Shajo” në Paris,Francë.Njëkohësisht,Teatri i Vallëzimit – Shkup,paralajmëron më shumë performanca me prodhime të kompanisë gjatë tetorit,nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2021,për të cilën publiku do të informohet në kohë – deklaroi Risimkin.Gjjithashtu shtoi se në kuadër të programit të festivalit “Dance Fest” në fillim të dhjetorit mirëpritet të jetë mysafire kompania prestigjioze e vallëzimit “Skapino balet Roterdam” në bashkëpunim me Teatrin e Vallëzimit – Shkup,gjë që do të shënojë bashkëpunimin e gjatë me artistë nga Holanda,dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e skenës së vallëzimit bashkëkohor tek ne.
Pjesëmarrja në “Skapino balet Roterdam”, mbështetet nga Ambasada e Holandës,ndërsa puna e Tetatrit të Vallzimit Shkup mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit.