Teatri për fëmijë dhe të rinj me shfaqjen “Kasetë”, bazuar në shfaqjen me të njëjtin emër nga Denis Magnusson, me regji të Besfort Idrizi, sonte në ora 20:00 do të jetë mysafir në Festivalin e 28-të Ndërkombëtar të Teatrit kamertal “Risto Shishkov” në Strumicë.
Nga Teatri njoftuan se shfaqja ka të bëjë me një adoleshente Tuva, e cila nuk gjen një gjuhë të përbashkët me babanë e saj, i cili mendohet të jetë shumë i mërzitshëm dhe nuk kupton asgjë.
“Kaseta” ka disa aspekte të rëndësishme për të rinjtë. Nga njëra anë zbulon një botë të tërë muzikore, por në të njëjtën kohë nga ana tjetër, përqendrohet në marrëdhëniet familjare. Kjo është një nga shfaqjet e të rinjve të teatrit tonë, thonë nga Teatri për fëmijë dhe të rinj.
Në shfaqje luajnë: Miki Ançevski, Natasa Petroviq, Simona Spirovska, Vineta Damçeska Mojanoska, Martin Jordanoski dhe Nenad Mitevski. Skenografia është nga Enes Deari, kostumografia është e Roza Trajçeska Ristovska, dhe muzika është nga Igor Vasilev – Novogradska.