Takim i ministres së kulturës me ambasadoren e Serbisë,Jovanoviq

од admin_kult

 Bashkëpunimi në fushën e kulturës ndërmjet R. së Serbisë dhe R. së Maqedonisë së Veriut,zhvillohet në nivel të lartë në të gjitha fushat,në nivelin institucional dhe të sektorit civil.Këtë,në takimin e përbashkët e konstatuan ministrja e kulturës Irena Stefoska dhe ambasadorja e sapoemëruar e Serbisë në vend,Nevena Jovanoviq.

Stefoska,ambasadores Jovanoviq i uroi mandat të suksesshëmdhe qëndrim të këndshëm në vendin tonë,dhe me të ndau mendimin se në periudhën që lamë pas,pandemia KOVID 19-të ndikoi negativisht në kulturën e të dy vendeve veç e veç,si dhe në komunikimin e ndërsjelltë.

Prandaj,në takim u diskutua nevoja për të shfrytëzuar periudhën aktuale të masave dhe protokolleve të lehtësuara për udhëtime dhe për organizim të ngjarjeve,në drejtim të intensifikimit të shkëmbimit kulturor dhe kthimit gradual të mënyrës së vjetër të bashkëpunimit.

Të dy bashkëbisedueset u dakorduan se kjo do të jetë e konfirmuar edhe me nënshkrimin e programit të ri për bashkëpunim për vitin 2020-2023,ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Kulturë dhe Informimit të R. së Serbisë.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе