Këshilli për Gjuhën Maqedonase (KSHM) në seancën e tij të 42-të të mbajtur më 31.03.2021,unanimisht mbështeti dhe mirëpriti iniciativën e Këshillit të Qytetit të Shkupit për të emëruar dy rrugë me emrat e figurave tona të shquara kulturore dhe shkencore të shekullit XX,akademikun Blaze Koneski dhe akademikun Slavko Janevski.
Blazhe Koneski dhe Slavko Janevski,janë pjesë e rëndësishme e traditës kulturore maqedonase.Nuk ishte e drejtë që deri më tani ata nuk kishin rrugë me emrat e tyre në qytetin e Shkupit.
Përkrah fakteve të njohura në lidhje me Blazhe Koneskin,një nga kodifikuesit e parë të gjuhës bashkëkohore maqedonase,historian i gjuhës maqedonase,poet,shkrimtar,përkthyes,si dhe Slavko Janevski:autor i romanit të parë maqedonas “Fshati prapa shtatë frashërve” duhet theksuar se të dy janë anëtarë të përbërjes së parë të ASHAM-së,ndërsa Blazhe Koneski ishte kryetari i parë me dy mandate të kaluara.