Në pajtim me nenin 70 të Ligjit për kulturë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/2010, 47/2011, 51/2011, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16, 11/18 dhe 11/18), institucionet nacionale në qershor në vitin rrjedhës për vitin e ardhshëm në Ministrinë e Kulturës dërgojnë draft-program vjetor për punën e institucionit.
Në draft-programin vjetor janë shprehur mjetet e nevojshme për: aktivitetet e programit, shpenzimet operative të institucionit, rrogat dhe kompensimet tjera të punonjësve dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm të cilët do të angazhohen për ta realizuar programin, shpenzimet materiale dhe shpenzimet për mbajtjen e investimit, sigurimin, përshtatjen dhe furnizimin e pajisjes për institucionin.
Draft-programi vjetor përmban projekte me saktësimin e shpenzimeve për dedikime dhe aktivitete.
Formularin për draft-programin vjetor dhe formularët për projektet e veçanta sipas veprimtarive të veçanta duhet të merren nga faqja e internetit e Ministrisë së Kulturës (www.kultura.gov.mk), të plotësohen në mënyrë elektronike duke i shkruar të dhënat në vendin e caktuar dhe të verifikohen me vulën e institucionit dhe me nënshkrimin e personit të autorizuar. Për çdo projekt të veçantë plotësohet formular i veçantë i veprimtarisë përkatëse.
Në formularët e plotësuar, detyrimisht duhet të bashkëngjiten dokumentet e kërkuara që janë theksuar në secilin formular të veçantë të veprimtarisë përkatëse.
Me formularin mund të dërgohen edhe dokumente / materiale tjera për shpjegimin shtesë të projektit për të cilat institucioni vlerëson se është e nevojshme t’i dërgojë. Dokumentet / materialet e dërguara me formularin nuk kthehen.
Për të gjitha informatat shtesë lidhur me formularët, mund të drejtoheni në Ministrinë e Kulturës, në departamentin përkatës.
Theksojmë se nuk do të shqyrtohen formularët që nuk janë plotësuar tërësisht dhe formularët e pakompletuar – pa dokumentet e bashkëngjitura.
MINISTRIA E KULTURËS
Обрасци за нацрт – годишната програма на националните установи за 2021 година
Обрасци за проекти од областа на визуелните уметности архитектура и дизајнот
Обрасци за проекти од областа на драмската дејност – аматеризам
Обрасци за проекти од областа на манифестации и фестивали
Обрасци за проекти од областа на музичко – сценската дејност и фолклорот
Обрасци за проекти од областа на драмската дејност – продукција на професионална претстава
Обрасци за проекти од областа на меѓународна дејност
Обрасци за инвестиционо и техничко одржување на објектите и опремата во државна сопственост
Обрасци за проект од областа на заштитата на културното наследство национални установи
Обрасци за проект од областа на европските интеграгии
Обрасци за проект од електронското издаваштво