Qendra për Kulturë nga Manastiri,në kuadër të programit të saj vjetor,me mjete të siguruar nga Ministria e Kulturës me vlerë
prej 4 milion denarë,do të realizojë 19 projekte.
Nga sfera e veprimtarisë së artit vizuel,do të realizohen: ekspozita artistike nga më shumë autorë vendas; ekspozita e 46- të shtetërore e veprave të artit për fëmijë “Kultura popullore si një frymëzim i përhershëm në veprimtarinë time” – Manastir2021; puntoria e 7-të e arti për fëmijë; konkurs për fotografi dhe ekspozitë e fotografive artistike për Manastirin; dhe do të jenë të prezentuara dy filma nga një grup artistësh me titull “Патем Bythe way кино”; si dhe ekspozita e eksponateve “Rudiment”.
Në kuadër të veprimtarisë muzikore – skenike do të realizohen: koncerti i dyshes në klarinet Gjorgjevski – Bakrevski; ndërsa në shtator është i paraparë një koncert i Orkestrës Frymore nga Manastiri; pastaj zhvillimi i festivalit të 13-të “Muzikë nga bota”– Manastir 2021; si dhe koncerti tradicional i valseve ,dhe marsheve të njohura nga kompozitorët e Vjenës “Koncerti i Vitit të Ri 2021”.
Në fund të Korrikut është planifikuar të zhvillohet edicioni i 51- të i Festivalit Republikan i këngëve dhe valleve popullore
“Ditët e Ilindenit” si dhe Seminari i 13-të tradicional për muzikë dhe vallëzim tradicional.
Nga sfera e veprimtarisë së dramës,Qendra për Kulturë në Manastir,në pjesën e dytë të Qershorit do të realizojë edicionin e 23-të të Festivalit Internacional të monodramës. Për investime dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të ndërtesës,nga mjetet e ndara janë planifikuar 500 mijë denarë të cilat do të shfrytëzohen për të mundësuar sistemin e raportimit të zjarrit.