“Dëshira të fshehta, udhëtime të shqetësuara” – Romani i vitit për vitin 2020

од admin_kult

Romani “Dëshira të fshehta, udhëtime të shqetësuara” nga autori Vladimir Jankovski është fituesi i çmimit “Romani i vitit” për vitin 2020.  Çmimin e letërsisë të cilin e ndan Fondacioni “Sllavko Janevski” këtë vit ndahet për herë të 22-të,  ndërsa “Antolog” nga Shkupi është botues i romanit fitues. Për laureatin vendosi juria e komisionit e përbërë nga: Olivera Nikolova,  Zoran Ançevski, Kalina Maleska, Zhivko Grozdanovski dhe përfaqësuesja e Fondacionit Katerina Bogoeva.

Për çmimin “Romani i vitit” garuan 40 romane, ndërsa në rrethin më të ngushtë të garusve ishin:”Verë në të cilën nuk je” nga Petar Andonovski ( Ili-Ili), “Bojë e thatë” nga Vladimir Ilievski (Makedonika litera), “Sfinks i zemërimit” nga Zharko Kujungjiski (Antolog) dhe “Shtëpi mbi valët” nga Biljana S. Crvenkovska (Çudna Shuma).

Çmimi përbëhet nga një pllakë, statujë origjinale dhe shumë të hollash prej 150 000 denarë.

Libri i Jankovskit është një përfaqësues nacional edhe për çmimin letrar ndërkombëtar “Ballkanika”. Për shkak të pandemisë të Kovid -19,ceremonia do të mbahet në Tiranë, Shqipëri më 26 dhe 27 Tetorë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе