“Sintezë Ballkanike”, është titulli i koncertit i cili do të zhvillohet mbrëmjen e sotme më 5 korrik,me fillim në ora 19:00,në Qendrën për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep.
Në koncert do të performojnë pianistet Jasmina Trajçeska dhe Lluvorka Nemesh – Dullar nga Sllovenia.Në program do të shfaqen vepra nga: Janez Matiqiç,Tomislav Zografski dhe Biljana Bojiq.
Me këtë koncert shënohen 20 vite aktivitet i përbashkët i koncerteve nga dy pianistet dhe 30 vjetori i pavarësisë së R. së Maqedonisë së Veriut.