,,Qendra e Kulturës 750” ka realizuar gjashtë online aktivitete të parashikuar për vitin 2020.
Për shkak pandemisë, këtë sezon nuk u organizuan ngjarje në këtë hapësirë publike, por arti u përhap në një mënyrë alternative, me online prezantime të ekspozitave, instalimet dhe lexime letrare.
Veprat e tyre në ,,QK 750” i prezantuan Tamara Zabaznoska, Filip Vellkovski, Budimka Popovska, Vasko Markovski, instalim artistik përgatiti Gjorgje Jovanoviq, u prezantua edhe poezia e Iva Damjanovski.
Për mos të lënë gjithçka në hapësirë virtuale, siç informojnë nga ,,QK 750”, përgatitën printime me materiale nga ekspozitat dhe leximet dhe u shpërndan në kuti postare në mënyrë të rastit në disa lagje të Shkupit. ,,QK 750” është një Qendër e vogël kulturore, projekt i përbashkët i Ivan Shopov dhe Vlladimir Lukash. Qëllimi i projektit është të zhvillojë dhe inkurajojë modele të reja për shfrytëzimin e hapësirës publike për qëllime kulturore. Projekti mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Qytetit të Shkupit.