Sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës duke respektuar urdhëresat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë së RMV u realizua një takim mes sekretarit shtetërorë në Ministrinë e Kulturës , zëvendësministrit dhe shefit të kabinetit të Ministrisë së Kulturës dhe udhëheqësve të njësive në Ministrinë e Kulturës.
Njëzëri u ra dakort që Ministria e Kulturës të vazhdojë me punë dhe të jetë në shërbim të të gjithë artistëve dhe punonjësve të kulturës. Ministria e Kulturës ka dërguar kërkesë zyrtare deri tek komisioni për sëmundje infektive dhe deri te shtabi i krizës që të njejtit të sjellin protokollin për të bërë të mundur kthimin në normalitet të institucioneve kulturore në vend.
Deri sa nuk kemi protokoll të vendosura nga institucionet e lartëpërmendura kërkojmë nga të gjithë institucionet kulturore që tu përmbahen rekomandimeve të qeverisë, njëkohësisht Ministria e Kulturës në emër të gjithë artistëve dhe punonjësve të kulturës ju bënë thirrje qytetarëve të RMV-së që tu përmbahen këshillave, rekomandimeve dhe urdhëresave të Ministrisë së shëndetësisë që të ndihmojmë në luftën e përbashkët që po bëjmë me Covid -19.
Ju urojmë të gjithëve të punësuarve në institucionet kulturore dhe artistëve shëndet të plotë dhe suksese për realizimin e projekteve për vitin 2020 dhe të shpresojmë në normalizimin e situatës sa më shpejtë që të jetë e mundur .