Nga 22 deri më 24 shtator në Qendrën Kulturore të Rinis (kinema “Frosina”) në Shkup, do të zhvillohet edicioni i dytë i “ULTIMATE” – punëtori me Aleksandar Gorgiev dhe Dario Bareto Damas.Nga Qendra për iniciativa të reja në art dhe kulturë “Lokomotiva”,informojnë se në kuadër të pjesës së dytë të serisë së punëtorive të hapura për “drag” dhe “queer”,kulturë me Aleksandar Georgiev – Ace dhe Dario Bareto Damas,të interesuarit do të kenë mundësinë të ndajnë dhe të hapin hapësira dhe forma të reja për shprehjen dhe rritjen e drag-kulturës.
Nga “Lokomotiva” shtuan se të interesuarit të cilët duan të jenë pjesë e punëtorisë,duhet të dërgojnë kërkesë në e-mail adresën: lokomotivaskopje2015@gmail.com.
Punëtoritë janë pjesë e programit “Koreografi dhe vallëzim bashkëkohor” të “Lokomotiva” të realizuara në bashkëpunim me LGBTI – Qendrën për mbështetje dhe Qendrën Socio -Kulturore “Komitet” dhe Qendrën Kulturore të Rinisë.Programi “Koreografi dhe vallëzim bashkëkohor” të “Lokomotiva” është i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit.