Ekspozitë retrospektive e pikturave,objekteve,instalimeve,video artit dhe filmave eksperimentalë nga artistja maqedonase Tanja Balaq me rastin e 30 viteve të krijimtarisë e saj,do të hapet mbrëmjen e sotme në Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut,në objektin “Çifte Hamam”.
Në hapjen,do të promovohet edhe monografia me tekste të historianëve të artit dhe kritikëve të artit figurativ Kiril Penushliski dhe Natali R. Pavleska.
Tanja Balaq në vitin 1991,ka diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup,në daparteamentin e pikturës.Duke bërë trasimin e rrugës së saj artistike dhe profesionale ndër vite,në vitin 2008 ka magjistruar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup,në departamentin e pikturës.Është anëtare në Shoqatën e Artistëve të Artit Figurativ të Maqedonisë (SHAFM) që nga viti 1996,dhe nga viti 2006 deri në vitin 2013,ka qenë kryetare e saj.Përkrah pikturës,Balaq në dekadën e fundit hulumton edhe në fushën e mediave të reja,duke përfshirë instalimin,filmin eksperimental dhe video artin.Ka realizuar disa ekspozita vetanake brenda dhe jashtë vendit.Poashtu filmat e saj eksperimental ngjallin një interes të madh për publikun ndërkombëtar.Disa prej tyre kanë fituar çmime ndërkombëtare,siç është çmimi për filmin eksperimental në Bienalen e Francës,si dhe çmimi në Festivalin e Filmit në Vest Virgjinia,në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,e të tjerë.