Me projektin “Filmi i animuar maqedonas 1971-1991”, dje u hap edicioni i 19-të i “Balkanima” – Festivali Evropian i Filmit të Animuar, i cili mbahet nga 4 deri më 9 tetor në Beograd. Projekti përbëhet nga një ekspozitë me artefakte dhe një projeksion filmik i filmave të shkurtër të animuar të krijuar në periudhën 1971-1991 nga pionierët e filmit të animuar maqedonas: Petar Gligorovski, Darko Markoviç, Boro Pejçinov, Delço Mihajlov, Afrodita Markoviq, Mice Jankulovski, Sllavoljub Ignjatovic, Miroslav Grçev dhe Milutin Roganoviç.
“Filmi i animuar maqedonas 1971-1991, ndërmjet një epoke të artë dhe harresës” përpiqet të plotësojë boshllëkun, të njohë publikun e sotëm me veprat e autorëve dhe t’u japë njohje pionierëve dhe të mëdhenjve të filmit të animuar maqedonas. Realizimi i projektit është i Ivan Ivanovskit, së bashku me Shoqatën e Kineastëve të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Sllobodan Jaqoski, Kinematekën e RMV dhe Vardar film.