Me mbështetje të 56 projekteve,dy edicione të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar të “Vëllezërit Manaki” dhe pesë edicioneve të Festivalit për Film Dokumentar “MakeDoks”,Evropa Kreative Media Desk Maqedoni e përmbylli ciklin e parë të katër viteve të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të projekteve të filmit maqedonas në bashkëpunim me Agjencinë e Filmit.Gjatë kësaj periudhe të parë 2016-2020,duke i shfrytëzuar burimet e Evropa Kreative Media,katër kinema nga Maqedonia e Veriut u bënë pjesë e rrjetës Europa Cinemas.Në këtë rrjetë janë të përfshira edhe kinematë Milenium dhe Frosina,Kinoteka e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra për Kulturë e Manastirit.
Gjithashtu,gjatë kësaj periudhe kohore,shumë filma evropian ishin të distribuara deri tek shikuesit maqedonas dhe anasjelltas,ndërsa filmat maqedonas morën mbështetje në distribuimin e tyre.
Programi i ri e Evropës Kreative 2021-2027 është me buxhet të rritur prej 2.4 miliardë euro.
Në shenjë të përfundimit të ciklit të parë,në kuadër të Ditëve të Evropës Kreative,MEDIA organizoi një seri projeksionesh të filmave të mbështetur nga MEDIA dhe Agjencia e Filmit.Projeksonet do të jenë në Shkup,në Qendrën Kulturore Rinore (QKR),Qendra për Kulturë në Manastir,EU House Strumicë dhe EU House në Kriva Pallankë.