Më 30 shtator,me fillim në ora 12:00 në kantinën e verës “Stobi” Gradsko,Institucioni Nacional për Menaxhimin e lokalitetit arkeologjik Stobi dhe Fondacionit “Trashëgimi Ballkanike” (Bullgari),para publikut profesional do ta promovojnë “Planin e përgjithshëm për mbrojtje të lokalitetit arkeologjik Stobi”, të financuar nga Fondacioni Xh.M. Kopland,një organizatë filantropike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Njëkohësisht,me këtë ngjarje të dy indtitucionet shënojnë njëmbëdhjetë vjetrorin e bashkëpunimit të suksesshëm.
Plani i përgjithshëm për mbrojtjen e lokalitetit arkeologjik Stobi,është dokument strategjik,qëllimi i së cilit është të sigurojë udhëzime dhe rekomandime për mbrojtjen dhe paraqitjen më të mirë të trashëgimisë së larmishme kulturore të lokalitetit,si dhe udhëzime për zhvillimin e tij të qëndrueshëm duke përmirësuar menaxhimin dhe kapacitetin e IN Stobi për mbledhjen e mjeteve finaciare për këtë qëllim. Plani i përgjithshëm për mbrojtjen e lokalitetit arkeologjik Stobi,është dokumenti i vetëm i këtij lloji i përgatitur për një lokalitet arkeologjik në vendin tonë dhe një bazë e shkëlqyer për krijimin e planeve të ngjajshme për lokalitetet e tjera arkeologjike.
Për shkak të respektimit të rekomandimeve dhe masave për zhvillim të ngjarjeve publike në kushte të pandemisë me KOBID-19,ngjarja do të mbahet me një numër të kufizuar të të ftuarve.