Me interpretim të shfaqjes “Bashkëshortët”, në regji të Dragana Tanevska,mbrëmjen e sotme më 3 qershor në ora 20:00,në skenën e Qendrës për Kulturë “Grigor Prliçev” në Ohër,Teatri Kombëtar i Ohrit do të shënojë 10 vjetorin nga themelimi i tij.Në shfaqje do të performojnë: Ivica Conev,Elizabeta Stefanovska,Nikola Todoroski,Andrijana Bilaloviq – Todoroska,Filip Kiprovski.
Shfaqja “Bashkëshortët” paraqet një pamje pesimiste për dashurinë dhe martesën romantike.Humori në shfaqje buron nga realiteti i situatave.Personazhët nuk mund t’i mposhtin dobësitë dhe dëshirat e tyre,dhe prandaj hyjnë në situata apsurde të cilat janë komike.Kjo,nga ana tjetër është specifika e humorit të Vuddi Alenit (Woody Allen),i cili me shumë mençuri dhe në mënyrë reale i analizon situatat dhe karakteret-thotë regjisorja Dragana Tanevska.