Konferencë për shtyp nga Ministrja e Kulturës Irena Stefoska

од admin_kult

Ju njoftojmë se sot më 24 shkurt 2021 (e mërkurë) me fillim në ora 12:00, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska do të mbajë konferencë për shtyp. Në konferencën për shtyp, Ministrja Stefoska do të informojë për shpalljen e rezultateve të konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2021 sipas veprimtarive dhe sferave.

Pyetjet për këtë konferencë për shtyp mund të dërgohen në adresën e sektorit për monitorim, zhvillim dhe mbështetje logjistike të Ministrisë së Kulturës në info@kultura.gov.mk, jo më vonë se 30 minuta para fillimit të së njëjtës, duke theksuar mediumin nga e cila vjen pyetja dhe duke cekur se pyetja lidhet me këtë konferencë për shtyp.

Gazetarët e akredituar të cilët do kyçen online do të kenë mundësinë të marrin pjesë në konferencën e drejtëpërdrejt për shtyp.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе