Në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë “Grigor Prliçev” mbrëmjen e sotme me fillim në ora 20.00,Teatri Kombëtar i Ohrit do të shfaqë premierën e shfaqjes “Klithmë për dashurinë” nga Zhozien Balasko,në regji të Lupço Gjorgievski.
“Klithmë për dashurinë” është “komedi e personazheve” e zhytur në një histori dashurie me një fund romantik.Teksti trajton dy tema dominuese – teatrin dhe dashurinë.
Në shfaqjen,në të cilën Teatri Kombëtar i Ohrit shënon 10 vjetorin e egzistimit të tij do të luajnë:Andrijana Bilaloviq Todorovska,Nikola Todorovski,Ivica Conev dhe Goran Stojanoski.Skenografia është e Valentin Svetozarev,ndërsa kostumografia e Andrej Gjorgievskit.
Shfaqja do të realizohet në përputhje me protokollet shëndetësore,me një numër të kufizuar të publikut.