U nënshkrua Memorandum për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë

од admin_kult

Ministret e kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë,Irena Stefoska dhe Tea Culikiani,sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e kulturës.Me nënshkrimin e Memorandumit,inkurajohet bashkëpunim i drejpërdrejtë dhe shkëmbim i ekspertëve ndërmjet institucioneve dhe organizatave nga fusha e kulturës,shkëmbim të informacioneve,si dhe vendosjen e kontakteve të drejpërdrejta në të gjitha veprimtaritë – duke filluar nga letërsia,teatrot dhe muzika,deri tek mbrojtja e trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu,mundësohet pjesëmarrje në seminare,konferenca,manifestime dhe ngjarje tjera kulturore,të cilat do të realizohen në të dy shtetet,dhe në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe marrëveshjet ndërkombëtare do të nxitet bashkëpunimi  midis institucioneve përkatëse për mbrojtje të ndërsjelltë të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura.

Ministrja e Kulturës e Gjeorgjisë është pjesë e delegacionit të udhëhequr nga kryetarja e Gjeorgjisë,Salome Zurabishvili,e cila sot dhe nesër është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Nikoqir  i delegacionit të Gjeorgjisë është Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski,i cili së bashku me kolegen e tij Zurabishvili sot,në Vilën Vodno,e nënshkruan Marëveshjen për regjim pa viza ndërmjet dy vendeve.

Kjo ndër të tjerash,do ta lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve,shoqatave dhe individëve ndërmjet dy vendeve,të cilat kujdesen për përparësitë të ngjajshme në politikat e tyre kulturore.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе