Delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut merr pjesë në Konferencën e 41-të të Përgjithshme të UNESCO-s,e cila mbahet nga 9 deri më 24 nëntor në Paris,Francë.
Në seancën e sotme plenare në të cilën u shqyrtuan politikat e përgjithshme të UNESCO-s për vitin 2021,në emër të ministres së Kulturës Irena Stefoska,të pranishmëve iu drejtua Jadranka Çaushevska – Dimov,përfaqësuese e përhershme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në UNESCO.
Në fjalimin e saj,duke uruar 75 vjetorin jubilar të Organizatës,Stefoska mes tjerash tha: “Vallë jeta komode e këtij planeti unik shumëngjyrësh përfundoi pasi fjala fitim u bë më e rëndësishme se fjala ndërgjegje? Apo pasi lajmi i keq u bë lajm i parë.
Gjithsesi,fatura për pagesë ariti.Në këtë shekull,sfida jonë më e madhe është të përballemi haptazi me të vërtetën se sa të brishtë jemi. (How fragile we are)
Duke u ballafaquar me të gjitha këtë sfida ,unë shoh imazhin e madh.Jam e bindur se të gjithë së bashku me UNESCO-n,prapë se prapë do t’ia dalim.Sepse UNESCO është sinonim për multilateralizëm,mbrojtës dhe promovues i vlerave universale,të humanizmit,solidaritetit,paqes,tolerancës,lirisë.”
Në sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s,në të cilën përsëri drejtoreshë e përgjithshme u rizgjodh z-nj. Odri Azule,diskutohet për strategjinë për periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2029,dhe do të miratohen rekomandimet për etikën e intelegjencës artificiale dhe shkencës së hapur,si dhe për programin për shënimin e jubileve në kuadër të UNESCO-s për dy vitete e ardhme,në kuadër të të cilit vendi ynë do të shënojë jubileun “100 vite nga lindja e poetit Aco Shopov”.
Në kuadër të sesionit të 41-të të Konferencës së Përgjithshme,u zhvillua dhe një ngjarje e veçantë me të cilin u shënua jubileu “75 vite nga themelimi i UNESCO-s”. Për këtë ngjarje ,Komisioni Nacional Maqedonas në mënyrë aktive është kyçur me artikujt e tij (dokumente,fotografi,videomateriale dhe si dhe një videospot i përgaditur për urimin e jubileut),të cilat janë të përfshira në publikimin jubilar të UNESCO-s,të publikuara në formë elektronike.
Në shtojcë është bashkangjitur dhe fjalimi i ministres së Kulturës Irena Stefoska: