Poezia e Mitko Gogov në edicionin e 31-të,në FestivalinNdërkombëtar të Poezisë në Kolumbi

од admin_kult

Poeti Mitko Gogov do ta përfaqësoj Maqedoninë e Veriut në edicionin e 31-të në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Medellin,Kolumbi,i cili do të zhvillohet prej 1 deri më 29 Gusht të këtij viti.Këngët e festivalit do të lexohen në gjuhën amtare,ndërsa do të interpretohen të përkthyera në gjuhën spanjole dhegjuhën angleze.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Medellin në Kolumbi,është Festivali më i madh dhe më i mirë botëror i poezisë,një nga ngjarjet më prestigjioze të poezisë,ndërsa deri më tani nga vendi ynë në mesin e pjesëmarrësve ishin Mateja Matevska,Katica Kulakova,Lidija Dimovska,Nikola Maxhirov.

Festivali ka mbi 500.000 spektatorë nga e gjithë bota,ndërsa në programë janë të përfshirë edhe poetët me famë botërore,si: Ko Un,Çarls Simiq,Adunis,Elena Popeski,Pol Multon,Karolin Forshe,Robert Has dhe të tjerë.Me më shumë se 200 pjesmarës zyrtarë,Festivali mundohet të jetë në pajtimshmëri me të kaluarën e trazuar dhe kohën e tashme të Kolumbisë,përmes mediumit të poezisë dhe artit që nuk plaket asnjëherë.

Mitko Gogov është i lindur më vitin 1983.Ai shkruan poezi,rrëfime të shkurtëra,eseistikë dhe publicistikë.Vepra e tij është e përfaqësuar dhe e përkthyer në disa antologji,përmbledhje poezish dhe revista për letërsi dhe art në më shumë vende të Europës dhe në botë.

 

 

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе