Fitues i çmimit “Kurora e artë” për vitin 2021,çmim kryesor i “Mbrëmjeve Strugane të poezisë” është poetesha britanike,Kerol En Dafi.
Kerol En Dafi është eseiste,dramaturke,profesor dhe drejtor kreativ i “Shkolla për shkrim” pran Univerzitetit “Mançester Metropoliten”.Sipas rifillimit të traditës,ky vendim u shpall në selinë e UNESKO-s në Paris,me rastin e ditës botërore të poezisë.Këtë vit,ngjarja solemne u zhvillua në nder të 100 vjetorit nga lindja e Blazhe Koneskit,jubileu i të cilit ishte i shënuar në Kalendarin e jubileve të rëndësishme ndërkombëtare të mbështetura nga UNESKO.Çmimi i laureatit do ti dorëzohet lexuesve poet “Urat” një nga manifestimet qendrore të edicionit të këtij viti, të festivalit i cili është i paraparë të zhvillohet nga 25 deri më 30 Gusht të këtij viti.
Me shpalljen e vendimit,prof.dr Elizabeta Sheleva,kryetare e Këshillit administrativ të”Mbrëmjeve Strugane të poezisë” potencoi: “Poezia nga Dafi është e ndërthurur me përjetime senzibile dhe vëzhgimemetafizike të dashurisë,humbjen,shpërnguljen,nostalgjinë,mallëngjimin,përkujtimin, koha e kaluar.Ajo i sfidon stereotipet gjinore,si manipulative,duke ua dhënë atyre zërin e saj të fuqishëm,mendjeprehtësinë,largpamësinë dhe gjallërinë,grave të heshtura të lëna pas dore, si gra të talentuara të robëruara në rolin e statisteve të heshtura prapa skenës së historisë”.
Kerol En Dafi është e lindur në Glazgov,në vitin 1955 në një familje me prejardhe irlandeze.Ajo është një nga emrat më të njohur poetik në Britani të Madhe.Përkrah asaj që është e vlersuar dhe e çmuar në rrethet akademike,ajo është e preferuar edhe tek publiku më i gjërë,publik i cili në të njohu një “zë të ri në poezi”.Është autore e gati 50 librave,nga të cilat botime më të reja janë:Sinqeritet,Panairi i të ftohtit.Përpos që është fituese e çmimeve ndërkombëtare letrare të vlefshme,Kerol En Dafi është bartëse e dekorimeve më të larta,ndër të cilat çmimi më i lartë është titulli” Zonjë- Komandant i Rendit të Mbretërisë Britanike”të cilën e fitoi në vitin 2015.
Në fjalët përshëndetëse për publikun maqedonas,Kerol En Dafi tha:”Në këto kohë mizore të errët për botën,isha e entuziazmuar kur para portës time më takoi shkëlqimi i”Kurorës së artë”.Të shënohet emri im në listën e poetëve që aq shumë kanë vlerë në jetën time si një lexuese dhe autore,është dhuratë e vlefshme për të cilën do të jem e falemderuar përgjithmonë.Poezia është thirje për jetë,muzikë për njerëzimin,e cila
dëshiron ti përgjigjet botës dhe të thur këngë të reja në të.
Këtë vit thënja”Më trathtuan fjalët”morri një kuptim të trisht për mua si poete,kështu që ky çmim i mrekullushëm nga Maqedonia e Veriut më ngriti shpirëtrisht dhe më bëri të lumtur që jam e mirpritur në këtë traditë të madhe europian në vlerësimin e poezisë”.