Me ndarjen e çmimeve“Vëllezërit Miladinov”, për përmbledhjen më të mirë të poezisë midis dy edicioneve të festivalit të poetes maqedonase Lidija Dimkovska për librin “Gjendja kufitare”,dhe “Urat e Strugës” për përmbledhjen më të mirë debutuese të një autori të ri,poetit serb Vladan Kreçkoviq për përmbledhjen “Paris,Teksas”,mbrëmë në terracën verore të hotelit “Drim” përfundoi edicioni i 60-të jubilar i festivalit ndërkombëtar të poezisë “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” i cili nga 26 gushti u zhvillua në Strugë.
Çmimi“Vëllezërit Miladinov” u dha nga drejtori i Festivalit Todorçe Tasevski,ndërsa çmimi “Urat e Strugës” nga drejtoresha e Bordit drejtues Elizabeta Sheleva.
Laureatja e çmimit më prestigjioz të festivalit Kurorës së Artë,poetja britanike Kerol En Dafi,për shkak të pandemisë me Kovid 19-të,nuk ishte pjesëmarrëse në Strugë dhe ndarja e çmimit u shty për vitin e ardhshëm,ku ajo njoftoi se do të jetë e pranishme.
Drejtori i Festivalit Tasevski,edicionin jubilar të manifestimit më të vjetër poetik e vlerësoi si të suksesshëm,duke marrë parasysh faktin se u zhvillua në kushte të pandemisë.
Në kushte të pandemisë organizuam një edicion të mirë me prani fizike të rreth 15-të poetëve dhe po aq kishin lexime poetike përmes video lidhjeve.Shpresojmë se ky është edicioni i fundit në një pandemi dhe se vitin e ardhshëm do të organizojmë një festival edhe më të suksesshëm pa kufizime,deklaroi Tasevski.
Leximet poetike “Urat” dhe ndarja e çmimeve,tradicionalisht janë mbajtur në Urën e Poezisë,por për shkak të pandemisë me Koronavirusin dhe respektimin e protokolleve për mbrojtje,këtë vit u mbajt në terracën e hapur të hotelit “Drim”.