Në sallën e koncerteve të Qendrës për Kuturë në Dibër,u zhvillua Festivali i këngëve argëtuese për fëmijë në gjuhën maqedonase.Në festival,i cili këtë vit e kishte edicionin e 12-të,u interpretuan 12 kompozime të reja të autorëve,nga interpretues dhe autorë nga Dibra,Mavrovë-Rostushë,Strugë,Ohër dhe qytete tjera.
Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës,si projekt me interes nacional për vitin 2021.Ngjarja u zhvillua me respektimin e protokolleve shëndetësore.