“Pasuria antike në rajonin e Prilepit” është vepra e fundit e arkeologut Dushko Temelkoski,kurator-këshilltar në Muzeun e Prilepit.Bëhet fjalë për broshurë udhëzuese,përmes të cilës lexuesit do të mund të njihen me trashëgiminë kulturore të lashtë nga periudha antike: antikën e hershëm,kohën e sundimit të mbretërve maqedonas dhe periudhën romake.
Përmes një teksti të lexueshëm,në broshurën udhëzuese ka përmbajtje dhe fotografi mjaft mbreslënëse nga vendet arkeologjike të gjetura në rajonin e Prilepit (qendra antike urbane Stibera,varri monumental i mbretit të pellagonisë ndërmjet fshatrave Podmoll dhe Bonçe),si dhe objekte përfaqësuese të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike ( skulptura prej mermeri,stoli,armë,monedha).
Idea për broshurën udhëzuese është e Kiril Koteski,i cili përmes punës së tij kuptoi se është i nevojshëm një material i tillë promovues për rajonin e Prilepit.Broshura udhëzuese është në dy gjuhë,me përkthim në gjuhën angleze nga profesoresha Stevka Nebrezhanec.Është paralajmëruar botim i broshurave udhëzuese të tjera,në të cilat do të prezantohet trashëgimia e pasur kulturore e Prilepit dhe rajonit të tij.