Në selinë e UNESKO-s në Paris sot do të kremtohet 100 vjetori i lindjes të Blazhe Koneskit

од admin_kult

Në selinë e UNESKO-s në Paris-Francë,sot më 22 Mars, me fillim në ora 16:00 do të zhvillohet ngjarja në nder të 100 vjetorit të lindjes të të madhit të kulturës maqedonase Blazhe Koneski, një jubile që është pjesë e kalendarit të jubileve të rëndësishme ndërkombëtare të mbështetura nga UNESKO-s.

Në kuadër të ngjarjes, me të cilën festohet edhe Dita Botërore e Poezisë më 21 Mars,këtë vit do të jetë i shpallur laureati i edicionit të 60-të, të “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë” si dhe fituesi i çmimit “Urat e Strugës” e cila ndahet në bashkëpunim me UNESKO-n.

Me këtë rast, me videoporosi do të drejtohet ministrja e kulturës Irena Stefoska dhe kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski.

Ngjarja është pjesë e Programit Nacional “Viti 2021 në nder të Blazhe Koneskit” e cila zhvillohet nën mbështetjen e kryetarit të shtetit Stevo Pendarovski,poashtu nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Me organizimin e kësaj ngjarjeje, rrikthehet tradita e dikurshme,ku në Paris,në selinë e kësaj Organizate prestigjioze për arsim,shkencë dhe kulturë pranë Kombeve të Bashkuara,shënohet Dita Botërore e Poezisë, dhe shpallja e fituesit të “Kurorës së artë” si çmim më i lartë i “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë” si dhe fituesin e çmimit për librin më të mirë debitues të poezisë “Urat e Strugës”,nën mbështetjen e UNESKO-s.

Në vijim është linku ku mundet drejtpërdrejt ta ndiqni ngjarjen:

https://youtu.be/i0CzJURAbs0.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе