Në Kinotekë do të prezantohet projekti “Zonja dhe Zonjusha X” i artistes Marija Pavllovska.

од admin_kult

Projekti “Zonja dhe Zonjusha X”  (Mrs. & Ms. X) i artistes Marija Pavllovska do të prezantohet sot (30 janar) në ora 13:30 në Kinotekë.

Siç sqaron autorja, bëhet fjalë për projektin më të ril, cikël i krijuar në shtatë vitet e fundit dhe përfshin 2000 vizatime – punime digjitale dhe mbështetet me një videoprojeksion – instalacion.

“Projekti u ftua dhe u prezantua në tri bienale kryesore: Bienalen XIII në Firence 2021, Bienalen e Vizatimit OSTEN Shkup 2022 ku fitoi edhe çmimin për Vepër origjinale, Koncept dhe Bienalen e 59-të të Venecias, 2022 Konteksti, Qendra Kulturore Evropiane”., informon Pavllovska. Ajo sqaron se krahas këtij projekti është botuar edhe një monografi e mbështetur nga “Mana Contemporary Museum” nga SHBA, e cila shpjegon të gjithë procesin e krijimit të projektit nga puna në studio dhe punimet, si dhe prezantimi në Bienalen e Firencës, Bienalen e Vizatimit OSTEN dhe Qendra Kulturore Evropiane – Bienalen e Venecias.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе