Është hapur thirrja për “Laboratorin  inovativ kreativ”të Evropës Kreative

од admin_kult

Thirrja për “Laboratorin inovativ kreativ” (CREA-CROSS-2024- INNOVLAB), në kuadër të Programit ndër-sektorial të Evropës Kreative, është e hapur, me afat për dorëzimin e propozim-projekteve deri më 25 prill 2024, në orën 17:00 (Koha e Evropës Qendrore ).

Për thirrjen janë siguruar mjete në vlerë të përgjithshme prej 7,482,102 euro për vitin 2024.

Thirrja për Laboratorin për inovacione kreative synon të inkurajojë bashkëpunimin midis sektorit audiovizual dhe sektorëve të tjerë kulturorë dhe sektorëve kreativ, për të mbështetur tranzicionin e tyre ekologjik dhe/ose për të përmirësuar konkurrencën, qarkullimin, dukshmërinë, qasshmërinë, llojllojshmërinë dhe audiencën e përmbajtjes përtej kufijve. Kjo thirrje mbështet përshtatjet e ofruara nga inteligjenca artificiale dhe botët virtuale.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura

  • Përmirësimi i konkurrencës së sektorit audioviziv evropian dhe sektorëve të tjerë kulturorë dhe krijues në fushat e mëposhtme: transparenca, mbledhja e të dhënave dhe përdorimi i duhur i inteligjencës artificiale/të dhënave të mëdha, përshtatja ndaj sfidave dhe mundësive të nxitura nga ndryshimet aktuale në këta sektorë.
  • Përmirësimi i përshtatjes së sektorëve audiovizualë evropianë dhe të tjerë kulturorë dhe krijues ndaj mundësive që ofron zhvillimi i botëve virtuale.
  • Përmirësimi i prodhimit/financimit dhe qarkullimit të përmbajtjeve audiovizive dhe kulturore evropiane në epokën digjitale.
  • Rritja e dukshmërisë, qasshmërisë dhe llojllojshmërisë të përmbajtjeve audiovizive dhe kulturore evropiane në epokën digjitale.
  • Zhvillimi i audiencë potenciale për përmbajtjen audiovizive dhe kulturore evropiane në epokën digjitale.
  • Mbështetje për tranzicionin ekologjik të sektorëve audiovizualë, kulturorë dhe të sektorëve tjerë kreativ evropianë në përputhje me prioritetet e Planit të gjelbërt Evropian dhe Bauhaus-it të ri evropjan.

Mbështetje e dedikuar

Thirrja për “Laboratorin  inovativ kreativ”do të mbështesë projektimin, zhvillimin dhe/ose shpërndarjen e mjeteve, modeleve ose zgjidhjeve inovative të zbatueshme në sektorët audiovizualë dhe në sektorë të tjerë kulturorë dhe kreativ (CCS) me potencial të lartë për t’u replikuar në ata sektorë.

Bashkëpunimi ndër-sektorial mes sektorit audiovizual me sektorë të tjerë kulturorë dhe kreativ është fokusi i kësaj thirrje, prandaj propozim-projektet me kohëzgjatje deri në 24 muaj duhet të konfirmojnë qartë shtrirjen e qasjes ndër-sektoriale, kushtet për zbatimin e saj dhe përfitimet e pritshme për sektorët e mbuluar.

Në këtë drejtim, propozim-projektet duhet të fokusohen në temat e mëposhtme:

  • Mbështetje për botët virtuale si mjedis i ri për promovimin e përmbajtjes evropiane, zhvillimin e audiencës dhe konkurrencën e industrive evropiane të përmbajtjes
  • Zhvillimi dhe aplikimi i mjeteve inovative të biznesit për prodhim, financim, shpërndarje ose promovim, të mundësuara ose përmirësuara nga teknologjia e re (inteligjencë artificiale, big data, blockchain, Metaverse, NFT, etj.).
  • Mbledhja dhe analiza e të dhënave, me theks të veçantë në krijimin e përmbajtjes dhe programet e zhvillimit të audiencës (përfshirë mjete inovative ndër-sektoriale për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të shfrytëzuesve dhe vlerësimin më të mirë të përmbajtjes evropiane të ofruar nga internet platformat evropiane).
  • Praktikat “më të gjelbra” për të reduktuar ndikimin mjedisor të sektorëve audiovizualë dhe sektorëve të tjerë kulturorë në përputhje me Planin evropian të gjelbërt dhe nismën e re Bauhaus.

Aplikantët e kualifikuar

Persona juridikë (privat ose publikë) që operojnë dhe janë të regjistruar në vendet pjesëmarrëse në programin Evropa Kreative. Aplikimi mund të dorëzohet nga një organizatë e vetme ose nga një konsorcium partner i përbërë nga të paktën dy organizata partnere.

Granti i BE-së dhe kohëzgjatja e projektit

Buxheti i projektit nuk është i kufizuar gjegjësisht granti i BE-së do të bazohet në buxhet (shpenzime reale, me shpenzime të veçanta dhe elemente me paushall). Kjo do të thotë se do të kompensohen vetëm disa lloje të shpenzimeve (shpenzimet e kualifikuara) dhe shpenzimet që në fakt janë bërë për projektin (shpenzimet e pabuxhetuara). Në lidhje me shpenzimet e veçanta dhe paushallin, ato shpenzime që janë të specifikuara në marrëveshjen e grantit janë të kualifikuara (shih nenin 6 dhe anekset 2 dhe 2a).

Mënyra e përgatitjes dhe dorëzimit të projekteve

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе