Drama muzikore e komunikimit bashkëkohor “Vetëm zë” nga autorja e re Nina Plavanjac,në regji të Marjan Neqak,do të shfaqert si premierë më 26 maj në Teatrin Kombëtar Maqedonas (TKM).Do të jetë premiera e parë e TKM-së që nga fillimi i pandemisë së korona-virusit.
Në rolet e Ajo dhe Ai janë të parët e ansamblit të TKM-së Zvezdana Angelovska dhe Nikola Ristovski – me zë të ingjizuar,ndërsa luan dhe balerini Miroslav Mitrashinoviq.
Nga TKM njoftojnë se kjo është një histori për një grua të fortë dhe të talentuar,e cila e përjeton momentin më nënçmues në jetën e saj,duke luftuar për identitetin e saj.
Tekstin e përktheu Angelovska,përkthimin e këngëve nga gjuha angleze e kreu Elena Kitanovska,dizajnues i videos është Marin Lukanoviq,ndërsa kostimografe është Natasha Pavliqiq.Neqak është autor i muzikë,skenograf dhe dizajner i ndriçimit.
Shfaqjet e radhës janë të caktuara për 27 dhe 29 maj.