Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut,sot bëri promovimin e pullës postare e ilustruar me imazhin e të madhit Blazhe Koneski,vepër e akademikut Dimitar Kondovski,me rastin e jubileut të 100 vjetorit nga lindja e Blazhe Koneskit.Pulla postare është lëshuar në përdorim prej 6000 mostrave dhe është në vlerë prej 72 denarëve,dhe mund të gjendet në Bironë e filaterisë në Postën 2 në Shkup.
Ministrja e Kulturës Irena Stefoska,në promovimin e mbajtur sot,në të cilin ishin pjesëmarrës kryetari i shtetit,Stevo Pendarovski,drejtori gjeneral i SHA “Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut”,Jani Makraduli dhe profesori univerzitar dhe Kryetar i Këshillit për Gjuhën Maqedonase,Ludmil Spasov,theksoi se lëshimi i pullës postare është vetëm një pjesë e programit të pasur “viti 2021 në nder të Blazhe Koneskit”.
Me këtë rast bëhet punimi i disa logove,video për jetën dhe veprën e Blazhe Koneskit,ueb animacione me tekste të animuara nga poezitë dhe citate nga Koneski,si dhe spote audiovizuele me këngë në mëshumë gjuhë.Është e paraparë botim të librave,monografi,botime të përshtatshme akademike dhe koleksione kushtuar veprës dhe imazhit të Blazhe Koneskit,projekte shkencore-arsimore,konferenca,si dhe promovimin e botimit të Fjalorit Interpretues digjital në gjuhën maqedonase dhe shumë ngjarje të tjera,informoi ministrja Stefoska.
Ajo përkujtoi se pak kohë më parë,më 21 Mars me rastin e ditës Botërore të Poezisë,në selinë e UNESKO-s në Paris ishte organizuar ngjarje në nder të Koneskit.Në Shtator do të realizohet kremtimi i Koneskit në Rijekë,Kroaci dhe në Galvej,Irlandë të cilat janë qendra Europiane të kulturës,si dhe në Sofje në Bullgarinë fqinje.
“Më imponoi përpjekja e tij në çdo veprim për të fillar nga rezultati.Duke iu përmbajtur këtij parimi të Koneskit,rezultatet janë synimi i kremtimit të tij.Koneski është krenaria jonë kombëtare.Çdo fjalë e tij është njëkohësisht porosi dhe amanet.Detyrë e jona është që mos ti harrojmë dhe ti përcjellim më tutje”,theksoi ministrja Stefoska.
Kryetari Stevo Pendarovski në promovimin deklaroi se kujdesi dhe afirmimi i gjuhës maqedonase nuk është vetëm detyrëndaj veprës së akademikut Koneski,por edhe një detyrë ndaj vetëvetes,detyrë ndaj paraardhësve tanë poashtu detyrë ndaj gjeneratave të ardhshme.
Drejtori i “Postës të RMV-s딓beson se të gjithë bashkëqytetarët tanë,dhe posaçërisht filatelistët do ta kenë sfidë ta shtojnë pullën postare në kolekcionet e tyre.Për ta shpërndarë në tërë botën që të jetë më e njohur,të gjithë duhet të dërgojmë të paktën një letër dikujt që na mungon,dikënd që e ndjejmë të afërt,dhe ta vendosim pullën postre me imazhin e Koneskit,në veçanti në këto kohë të vështira,kur pandemia-korona fizikisht na ndan njëri prej tjetrit”,deklaroi Makraduli.
Promovimi i cili është pjesë e programit të manifestimit “Viti 2021 në nder të Blazhe Koneskit”, zhvillohet nën mbështetjen e kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovskit,nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.Njëqind vjetori nga lindja e Koneskit është regjistruar në kalendarin e jubileve të rëndësishme të mbështetura nga UNESKO.
Pullë postare me imazhin e Blazhe Koneskit – fjalim i ministres së kulturës Irena Stefoska