Kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm në plan bilateral dhe multilateral në fushën e kulturës,shprehën ministrja e kulturës Irena Stefoska,dhe ambasadorja e Rumanisë në vend,Adela Monika Axhinte.
Në takim,ato vlerësuan se Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e arsimit,shkencës,kulturës,mediave masive,rinisë dhe sportit,ndërmjet Qeverisë së R. së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë,nga viti 2019,është themel i mirë,i cili në të ardhmen duhet të përmirësohet duke nënshkruar program tre vjeçarë në fushën e kulturës.
Ministrja Stefoska,me kënaqësi e pranoi iniciativën nga pala rumune,e cila u zotua të përgadis një propozim program,i cili pas miratimit do të jetë në drejtim të intensifikimit dhe konkretizimit të aktiviteteve në sferën e kulturës midis dy vendeve në të gjitha nivelet.