Milço Mançevski fillon xhirimet e filmit të tij të shtatë “Kajmak”.Në këtë komedi të zezë për dy familje,e cila e kritikon hipokrizinë dhe qytetërimin e ulët do të luajnë: Kamka Tacinovski,Sara Klimoska,Aleksandar Mikiq,Ana Stojanovska,Simona Spirovska,Petar Mirçevski dhe aktorë të tjerë.
Mançevski është skenarist dhe regjisor,ndërsa filmi është koproduksion evropian,i mbështetur nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë së Veriut,si dhe nga fondet e filmit të Danimarkës,Holandës,Kroacisë dhe Bullgarisë,koproducent është Radio Televizioni i Maqedonisë.
Filmi është në produksion të “Banana Film”, ndërsa producent është Jane Qortoshev.
Përndryshe,sipas konstruksionit financiar për filmin i cili mori mbështetjen edhe nga fondi evropian : ”Eurimazh”,Maqedonia merr pjesë me 48 përqind,ndërsa 52 përqind e fondeve vijnë nga jashtë shtetit.
Filmi do të xhirohet vetëm në teritorin e Shkupit.