Në përputhje me nenin 8-a të Ligjit për çmimet shtetërore dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 52/06, 54/07, 74/12, 99/18 dhe 98/19), me çmimin shtetëror „Meto Jovanovski“ jepet mirënjohja më e lartë për realizimet shumëvjeçare në fushën e promovimit,mbrojtjes dhe avancimin e të drejtave të qenieve njerëzore.
Në vit mund të ndahen më së shumti deri më dy çmime.
Çmimin shtetërorë e ndan Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror „Meto Jovanovski“ , i përbërë prej një kryetari dhe 12 anëtarë, I cili shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarjen e çmimit.
Çmimi shtetëror dorëzohet në Kuvendin e RMV më 10 dhjetor – Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.
Çmimi shtetëror për here të parë është ndarë në vitin 2021.