Në kuadër të programit të “Verës së Ohrit”,mbrëmjen e sotme më 22 korrik me fillim në ora 21:00 në kishën katedrale “Shën Sofia”,do të performojë Kori i përzier i Filharmonisë së Kosovës nën shkopin dirigjues të Hajrula Sulës.
Kori i Filharmonisë së Kosovës është ansambël profesional,i cili përbëhet nga 50 këngëtarë.Ai në një mënyrë të veçantë e vazhdon punën e korit të mëparshëm të RTV të Prishtinës,i cili ishte mjaft i njohur në rajon dhe më gjërë gjatë viteve të 80-ta nën udhëheqje të Rafed Rudit.Kori u shpërbë në vitin 1990 për shkak të konfliktit luftarak,por pas një dekade më vonë në vitin 2003 u themelua përsëri,tani si pjesë e Filharmonisë së Kosovës dhe është formuar në një nga ansamblet më të mira të korrit në rajon.Me punën e tij,Kori i Filharmonisë së Kosovës e vazhdon traditën e këndimit të korit,e cila në Kosovë është e pranishme që nga viti 1945.