Në kuadër të jubileut të “100 vjetorit nga lindja e Blazhe Koneskit” më 5 Maj në ora 12:00, në parkun para Qendrës Kulturore Informative,do të zhvillohet tribunë me temë “Blazhe Koneski sot”.Nga Qendra Kulturore Informative njoftojnë se në tribunë,imazhi dhe vepra e Blazhe Koneskit do të ndriçohet në një kuptim më të ngushtë dhe më të gjërë.
“Në kuptim më të ngushtë: ajo çka krijimtarija e tij paraqet sot në realitetin shoqëror,kulturoro-arsimor dhe shkencor maqedonas,si një stimuls dhe korpus.Në kuptim më të gjërë:si një investim në një traditë të krijuar gjuhësore-poetike në studimet maqedonase,nga e cila buron një shkollë e njohur gjuhësore,e cila me të drejtë e mban emrin e tij: ”Shkolla e Blazhe Koneskit”,është cekur në njoftimin për tribunën.
Në ngjarje do të marrin pjesë:Dimitar Pandev,Boban Karapejovski dhe Bojan Petrevski.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të facebook-ut të QKI-Shkup.