Me rastin e 118-të vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit,nga 1 deri më 10 gusht,me realizim të më shumë ngjarjeve,do të zhvillohen takimet tradicionale kulturore – shkencore “10 Ditë Republika e Krushevës”.
Manifestimi,zyrtarisht do të hapet më 1 gusht,me fillim në ora 20:00 në platonë e Gumenjës në Krushevë.Më parë,prej orës 18:00 të gjithë pjesëmarrësit do të nisen prej kishës “Shën Nikolla” në qendër të Krushevës,dhe më pas duke vendosur lule të freskëta tek busti i Vale Markov,në varrezat e partizanëve në Krushevë,para vendpushimit të përjetshëm të Toshe Proeskit,dhe në kriptën para Maqedoniumit të Gumenjës,do t’u jepen nderime të gjithë krijuesve të rëndësishëm.
Në hapjen e manifestimit do të performojë grupi “Lubojna” ndërsa në mesnatë është sulmi i improvizuar ndaj qytetit si një simbol i fillimit të lirisë së Ilindenit të Krushevës.
Për 4 gusht është planifikuar “Mbrëmja Vllehe” ndërsa më 5 gusht do të zhvillohet xhaz koncert.Në kuadër të Takimeve kulturore – shkencore “10 Ditë Republika e Krushevës” është edhe zhvillimi i ngjarjes “Kur je në Krushevë” (When in Krusevo) me të ftuar të shumtë dhe ngjarje rekreative.