Filmi artistik “M” në regji të Verdan Tozija,në produkcion të “Fokus pokus films” është shpërblyer në programin “Works in Progres” (Filma në përpunim),në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të këtij viti në Pulla.
Në konkurrencë janë edhe dhjetë projekte të tjera filmike ndërkombëtare të përzgjedhura në fazën post produksion,filmi “M” u prezantua me sukses nga producenti Darko Popov.Juria me renome ndërkombëtare e përbërë nga: Sajmon Peri,producent britanik; Vanja Kaluxherçiq,drejtor artistik i IFF Roterdam; dhe Havier Anri Rashid pronar i agjencisë për shitje të filmave “Film Republic”, vendosi që çmimi për shërbime post produksionale në vlerë prej 12,000 euro t’i ndahet filmit maqedonas.Bashkëpunimi koproduksional për çmimin është realizuar me studion “Slipwoker” nga Praga.
Filmi “M” – koproduksion ndërmjet Maqedonisë së Veriut,Kroacisë,Kosovës dhe Francës – është një përallë distopiane,një tregim për Markon tetë vjeçar i cili në një botë mizore dhe të errët të përfshirë nga një virus misterioz është në kërkim të nënës së tij.