Lajmërim për dërgimin e draft-programit vjetor për punë të Institucioneve Nacionale  

од admin_kult

Në pajtim me nenin 70 të Ligjit për kulturë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/2010, 47/2011, 51/2011, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16, 11/18 dhe 11/18), institucionet nacionale në qershor në vitin rrjedhës për vitin e ardhshëm dorrrëzojnë në Ministrinë e Kulturës draft-program vjetor për punën e institucionit.

Në draft-programin vjetor janë shprehur mjetet e nevojshme për: aktivitetet e programit, shpenzimet operative të institucionit, rrogat dhe kompensimet tjera të punonjësve dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm të cilët do të angazhohen për ta realizuar programin, shpenzimet materiale dhe shpenzimet për mbajtjen e investimit, sigurimin, përshtatjen dhe furnizimin e pajisjes për institucionin.

Draft-programi vjetor përmban projekte me saktësimin e shpenzimeve për dedikime dhe aktivitete.

Formularin për draft-programin vjetor dhe formularët për projektet e veçanta sipas veprimtarive të veçanta duhet të merren nga faqja e internetit e Ministrisë së Kulturës (www.kultura.gov.mk), të plotësohen në mënyrë elektronike duke i shkruar të dhënat në vendin e caktuar dhe të verifikohen me vulën e institucionit dhe me nënshkrimin e personit të autorizuar. Për çdo projekt të veçantë plotësohet formular i veçantë i veprimtarisë përkatëse.

Në formularët e plotësuar, detyrimisht duhet të bashkëngjiten dokumentet e kërkuara që janë theksuar në secilin formular të veçantë të veprimtarisë përkatëse.

Me formularin mund të dërgohen edhe dokumente / materiale tjera për shpjegimin shtesë të projektit për të cilat institucioni vlerëson se është e nevojshme t’i dërgojë. Dokumentet / materialet e dërguara me formularin nuk kthehen.

Për të gjitha informatat shtesë lidhur me formularët, mund të drejtoheni në në departamentin përkatës të Ministrisë së Kulturës.

Theksojmë se nuk do të shqyrtohen formularët që nuk janë të plotësuar tërësisht dhe formularët e pakompletuar – pa dokumentet e bashkëngjitura!

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе