Kostadinovska-Stojçevska: Takimi ministror në Tiranë është kyç për Ballkanin Perëndimor, ndërsa trashëgimia kulturore është temë kryesore

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në dy ditët në vijim 27 dhe 28 qershor, në Tiranë,Shqipëri, në mënyrë aktive do të marrë pjesë në takimet  Ministrore të platformave për Ballkanin Perëndimor për kulturë,hulumtim dhe inovacione, arsim dhe trajnim.

Gjithashtu euro komesarja për inovacion,kulturë, arsim dhe rini,Marija Gabriel , do të marrë pjesë në takimet e ministrave që do të kryesojnë komisoni Evropian, presidenca franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe ministritë shqiptare për kulturë,arsim dhe sport.

„Takimi ministror paraqet event kyç në përpjekjet e përbashkëta për mbajtjen e momentit të nxitur nga fillimi i Agjendës për Ballkanin Perëndimor në Samitin në Brdo tetorin e kaluar, me fokus kryesor mbi inovacionin, hulumtimin, arsimin, kulturën, rininë dhe sportin përmes së cilave Ballkani Perëndimor është në drejtim solid kundrejt bashkëpunimit më të afërt mbi ato fusha të politikës. Rinia janë ato që duhet në mënyrë aktive t’i kyçim në të gjithë proceset dhe të japim mundësi që trashëgimia kulturore maqedonase tu afrohet edhe më shumë, që ato do t’ua dorëzojnë gjeneratave të ardhshme“, thotë ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Platforma e parë ministrore për kulturë e Ballkanit Perëndimor zyrtarisht do të promovohet më 27 qershor, që pastaj do të vijojnë takimet e platformës ministrore për hulumtim dhe inovacione dhe arsim dhe trajnim më 28 qershor.

Raporti i JRC Science for Policy „Statusi i mjedisit jetësor dhe klimës në Ballkanin Perëndimor“,element themelor për marrëveshjen e Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor, gjithashtu do të prezentohet më 28 qershor. Temat kryesore që duhet të diskutohen gjatë kohës së tre takimeve ministrore përfshijnë trashëgiminë kulturore, bashkëpunim ndërmjet sektorit akademik dhe të biznesit si nxitës të inovacioneve dhe mësim për mirëmbajtjen e mjedisit jetësor.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе