Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot ishte në vizitë pune në Komunën e Kriva Pallankës ku pati takim me kryetarin e komunës Sashko Mitovski, dhe mori pjesë edhe në konferencën për shtyp ku u prezantua projekti për përgatitjen e dokumentacionit projekto-teknik për rikonstruksionin dhe përshtatjen e Qendrës për Kulturë.
Kostadinovska-Stojçevska në konferencën për shtyp theksoi se vlerësimi dhe fuqia e kulturës, si zemra e çdo komuniteti, në Kriva Pallankë është falë punës aktive dhe të suksesshme të Institucionit Nacional Qendra për kulturë dhe Institucionit lokal Muzeu i qytetit.
Sipas ministres së Kulturës, suksesi i institucioneve në arritjen e qëllimeve të vendosura i përket edhe bashkëpunimit të shtetit me pushtetin vendor dhe këtë e vërteton edhe prezantimi i sotëm i projektit me të cilin Qendra e Kulturës duhet të shndërrohet në hapësirë moderne dhe dinamike në të cilën zhvillohen ngjarje që do të pasurojnë ofertën kulturore të rajonit.
“Duke e njohur rëndësinë e projektit, Komuna e Kriva Pallankës përmes Programit për shfrytëzimin e mjeteve për dotacione kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale në fushën e kulturës mori mbështetje financiare prej 800.000 denarë. Ky është shembull i shkëlqyer që me plan dhe strategji të mirë pushteti vendor dhe ai qendror mundet dhe duhet të bashkëpunojnë për të realizuar nevojat dhe interesat e qytetarëve”, tha ministrja e Kulturës.
Ajo shtoi se projekti përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh, si: rikonstruksioni i sallës ekzistuese të koncerteve, rikonstruksioni dhe përshtatja korridorit të sallës, rikonstruksioni dhe mobilimi i një sallë të multifunksionale për koncerte të vogla të Odës, promovime, seminare, rikonstruksioni, përshtatja dhe mobilimi i bibliotekës, instalimi i sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, pajisjeve të reja audio dhe video, instalimi i sistemeve të skenës dhe efekteve të ndriçimit etj.
Sipas Kostadinovska-Stojçevska, projektuesit e ardhshëm do të kenë një punë të gjerë, thelbësore dhe gjithëpërfshirëse me qëllim të përmirësimit të kushteve në këtë institucion nacional, si në pjesën e kushteve për kryerjen e aktiviteteve ashtu edhe në atë të përmirësimit të kushteve për krijimin e veprave nga krijuesit vendas.
“Në tërësi, ky projekti paraqet stimul serioz për përmirësimin e kushteve kulturore në këtë rajon. Prandaj, ndihem veçanërisht e kënaqur që përmes këtyre granteve kapitale mbështesim projektet dhe nismat lokale që u japin qytetarëve mundësinë të përfshihen dhe të kënaqen me aktivitetet kulturore”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo përkujtoi se Ministria e Kulturës në Programin Vjetor për vitin 2023 mbështeti një sërë projektesh të I.N. Qendrës për Kulturë Kriva Pallankë, Muzeut të Qytetit, si dhe për punën e ansambleve folklorike të qytetit, Koloninë Artistike “Shën Joakim Osogovski”, festivali për fëmijë “Simitja gazmore” dhe festivali muzikor “Xhoj-fest”.
Në fund, ministrja e Kulturës falënderoi kryetarin Sashko Mitovski dhe të gjithë të përfshirët, për punën e përkushtuar në fushën e kulturës dhe për përkushtimin e zhvillimit kulturor të Komunës së Kriva Pallankës.
Kostadinovska-Stojçevska vizitoi edhe Muzeun e Qytetit dhe kalanë e Kriva Pallankës, ku drejtori i muzeut Dragan Veliçkovski e njoftoj me planet dhe mundësitë për valorizimin profesional të Muzeut.
Ministrja Kostadinovska-Stojçevska, në kuadër të vizitës së saj në Kriva Pallankë, do të marrë pjesë edhe në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Shën. Joakim Osogovski”, ngjarje nga programi “Vera Kulturore e Krivo Pallankës 2023”.