Kostadinovska-Stojçevska në Kriva Pallankë: Pasion i madh, dashuri dhe përkushtim janë investuar në ngjarjet kulturore në këtë qytet

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska mori pjesë në hapjen e edicionit të 18-të të Festivalit folklorik ndërkombëtar “Joakim Osogovski”, i cili filloi mbrëmë në Kriva Pallankë. Festivalin e hapi SHKA “8 Tetori” nga Kriva Pallanka, e cila prezantoi segmente të traditës së pasur etno-koreologjike të këtij rajoni.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi se në sferën e kulturës në Kriva Pallankë punohet me pasion, dashuri dhe përkushtim, si në nivel institucional ashtu edhe në atë të sektorit civil, dhe ky mund të jetë shembull i suksesshëm edhe për qytetet tjera.

– Jemi të vetëdijshëm se të gjitha aktivitetet që janë me interes si për publikun vendas, ashtu edhe për atë ndërkombëtar nga ky rajon, si: Kolonia e Arteve “Shën Joakim Osogovski”, Festivali Ndërkombëtar Folklorik, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, Festivali i Këngës për Fëmijë, si dhe festivali muzikor “Xhoj-fest”, janë kryesisht falë entuziazmit të organizatorëve dhe dashurisë dhe përkushtimit të sinqertë të pjesëmarrësve. Prandaj këto aktivitete, si edhe më parë, edhe në të ardhmen, do të kenë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës – tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo theksoi rëndësinë e mbajtjes tradicionale të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Joakim Osogovski”, i cili çdo vit prezanton traditën folklorike të vendit tonë, por edhe të vendeve të rajonit.

– Ky festival folklorik ndërkombëtar, që mban emrin e shenjtorit mbrojtës të qytetit, ruan  vazhdimësinë dhe është një shenjë e njohur në hartën kulturore të qytetit dhe të vendit. Festivali prezanton çdo vit koreografi dhe përshtatje skenike të rëndësishme nga thesari i pasur folklorik i nënqiellit tonë, por edhe më gjerë. Besoj se këto ditë në Kriva Pallankë do të kemi atmosferë festive në të cilën qindra valltarë, përmes valleve, lojërave dhe këngëve, por edhe përmes shoqërimit dhe miqësisë, do të prezantojnë traditën e tyre dhe do të përhapin misionin e kulturës, gjë që është një faktor i madh unifikues – shtoi Kostadinovska – Stojçevska.

Organizator i Festivalit është Qendra e Kulturës e Kriva Pallankës. Festivali realizohet me mbështetjen e Komunës së Kriva Pallankës dhe Ministrisë së Kulturës. Aktiviteti është pjesë e programit “Vera kulturore e Kriva Pallankës 2023”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе