Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në konferencën e sotme për mediat u përgjigj pyetjeve publike lidhur me rezultatet e Programit vjetor për mbështetjen e projekteve me interes nacional për vitin 2024.
Ajo hodhi poshtë kategorikisht kualifikimet për vendimmarrje apo ndikim politik apo ndonjë lloj tjetër në konkurset vjetore dhe shprehu pakënaqësinë me mënyrën se si disa shfrytëzues dhe anëtarë të komisioneve të ekspertëve janë targetuar publikisht.
“Unë refuzoj që politika të jetë pjesë e kulturës”, u tha gazetarëve Kostadinovska-Stojçevska, e cila duke iu referuar përbërjes së komisioneve të ekspertëve që kanë shqyrtuar projektet e propozuara, theksoi se janë profesorë të njohur nga shkencat shoqërore, të cilët shumë ka bërë me kujdes dhe saktësi ndarjen e fondeve dhe të gjitha vendimet e tyre janë të arsyetuara dhe janë në përputhje me prioritetet e përcaktuara të Ministrisë së Kulturës.
“Të gjithë anëtarët e komisioneve të ekspertëve kanë nënshkruar tre lloje të deklaratave, për mospasje të konfliktit të interesit, sekret dhe deklaratë se qëndrojnë pas vendimit të tyre. Ne po mundohemi që të mos përsëriten komisionet e katër viteve të fundit”, theksoi ministrja e Kulturës, e cila edhe një herë mohoi reagimet dhe tha: “Dikush është mësuar ta shohë kulturën përmes politikës dhe nuk është e drejtë të sulmohet skena kulturore. Më bën përshtypje, kur shoh njerëz të kulturës të sulmojnë kolegët e tyre, nuk është e drejtë. U bëj thirrje punonjësve të kulturës që të mos dalin kundër punonjësve të kulturës”.
Kostadinovska-Stojçevska për reagimet lidhur me përkrahjen e “Takimeve të Racinit”, tha se për të nuk është e qartë pse Komuna e Velesit, si organizatore shumëvjeçare e këtij manifestimi të njohur, përgjegjësinë për këtë ngjarje ia delegoi një organizate që nuk ka traditë apo përvojë. “Nëse kanë dashur ta ruajnë reputacionin e “Takimeve të Racinit”, Komuna e Velesit është dashur të mbetet organizatore e kësaj ngjarjeje të rëndësishme”, theksoi ministrja e Kulturës.
Ministrja e Kulturës përsëriti parimet e konkurseve të vendosura nga komisionet dhe tha se ato nuk janë të motivuara politikisht, por i referohen mbështetjes së cilësisë, traditës, përmirësimit të jetës së shoqërisë dhe përfitimeve të shumta që kontribuojnë në diversitetin e kulturës.
Në këtë drejtim, Kostadinovska-Stojçevska shprehu keqardhjen që disa nga aplikantët e pranuar, siç tha ajo, kanë hequr dorë nga projektet e pranuara pas “presionit medial-partiak”. Ajo shtoi se është kundër këtij lloj presioni dhe modelimi të kulturës.
“Refuzoj që artistët e rinj që kanë studiuar në universitete të njohura jashtë vendit të lidhen në çfarëdo mënyre me emra të Ministrisë së Kulturës. Gjithmonë do të angazhohem që t’u jap të rinjve mundësinë e parë. Sigurisht, tradita, por edhe rinia. Me këtë qëndrim, me ekspozimin publik të artistëve të rinj në televizione dhe njoftime partiake, a kontribuojmë ne për të mbajtur rininë tonë në vend? Sigurisht që jo. Askush nuk iu drejtua projektit, por vetëm se aplikanti është nga Manastiri”, tha ministrja e Kulturës pas reagimeve për një nga projektet e mbështetura të një aplikanteje nga vendlindja e saj. Në konferencën për media, Kostadinovska-Stojçevska iu përgjigj reagimeve të publikut lidhur me investimet kapitale. Ajo shtoi se vazhdon ndërtimi i teatrit turk, i teatrove në Tetovë dhe Kumanovë si dhe rindërtimi i shtëpive dhe qendrave të shumta kulturore.
“Kjo Qeveri ndërton duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore, jo me polistiren dhe ngjyra ushqimore. Ne ofrojmë financim trevjeçar si garanci për ndërtim dhe rikonstruksion cilësor. Ne investojmë në të gjitha komunat, gjë që e tregon edhe rritja e shumës për grante kapitale, duke u kujdesur kështu për zhvillimin e balancuar të kulturës”, tha ministrja e Kulturës.
Kostadinovska-Stojçevska njoftoi se asnjë vendim në Ministri nuk merret në baza personale dhe për këtë përkujtoi se pjesë e konkursit vjetor është edhe procedura e ankesës në rrjedhë e sipër.
Në konferencën për media të pranishëm ishin drejtorët dhe përfaqësuesit e katër teatrove pjesëmarrës në festivalin e dramës “Moisiu” në Prishtinë, përkatësisht ansambleve shqiptare nga Shkupi, Gostivari, Kumanova dhe Tetova, të cilët shpjeguan projektin dhe pikat për të cilat u miratuan.
Para gazetarëve, kryetarja e festivalit “Meridiani”, Shkëlzen Pajaziti, shpjegoi historikun e ngjarjes dhe shkallën e programit për të cilin janë mbështetur.