“Përgjithmonë në zemër”, koncert tradicional për nder të Toshe Proeskit me Orkestrën e Odës së Manastirit

од admin_kult

I.N Qendra për Kulturë, në bashkëpunim me Orkestrën Odës të Institucionit nacional të Manastirit, për të gjashtën herë organizojnë koncertin “Përgjithmonë në Zemër”.

Nga I.N. Orkestra e Odës së Manastirit njoftojnë se nesër në mbrëmje në Qendrën e kulturës në Manastir do të mbahen dy koncerte për nder të Toshe Proeskit, Kire Kostovit dhe Dragan Karanfilovskit-Bojs.

Si çdo vit, përveç interpretuesve maqedonas, në projektin e mbështetur nga Ministria e Kulturës, në skenë do të paraqiten edhe mysafirë nga vendet fqinje, të cilët do të interpretojnë këngët më të mira të Toshes në aranzhim orkestral.

Në të dy koncertet, hitet më të mira të Toshe Proeskit, Kire Kostovit dhe Dragan Karanfilovskit-Bojs do të interpretohen nga Goca Trzhan, Risto Samarxhiev, Nade Talevska, Dimitar Andonovski, Ana Petanovska, Bojan Stojkov, Aleksandra Trajçeska dhe Katerina Jovanoviq të shoqëruar nga Orkestra e odës së Manastirit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе