Kostadinovska-Stojçevska në hapjen e Konsullatës së Serbisë në Ohër: Gjithçka fillon dhe mbaron me kulturën

од admin_kult

Vërtetim dhe nxitje e fortë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve të afërta dhe miqësore, në të gjitha fushat me interes reciprok, veçanërisht në planin e bashkëpunimit ekonomik-tregtar,kulturës dhe veçanërisht në pjesën e turizmit , tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në hapjen e Konsullatës së Republikës së Sërbisë në Ohër.

-Ohri, si deri tani, është destinacion tërheqës për tristët serb të cilët janë gjithmonë të mirëseardhur, në numër të madh. Me kënaqësi të veçantë mund të konstatoj që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Sërbisë kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme në fushën e kultuës që materializohen përmes realizimit të numrit të  madh të projekteve nga të gjitha sferat e krijimtarisë. Vërtetim për këtë janë edhe programet e nënshkruara për bashkëpunim kulturor mes ministrive të Kulturës të të dyja vendeve që veçanërisht kontribuan në përforcimin e lidhjeve kulturore dhe inkurajuan iniciativat e reja, tha ajo.

Kostadinovska-Stojçevska informoi që së shpejti pritet të nënshkruhet edhe Porgrami I ri për bashkëpunin kulturor, që do ta pasurojë dukshëm prezantimin e kulturës maqedonase në Serbi, por edhe prezantimin e kulturës serbe në vendin tonë.

— Dy vendet tona kanë të ardhme të ndritur në suaza të iniciativës „Ballkani i Hapur”, ku kemi mundësi për bashkëpunim të përbashkët. Ne jemi këtu për të ndihmuar kulturën dhe artin në lëvizshmërinë e tyre, në hapjen e fondeve të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit dhe përvojave, shfaqjet e përbashkëta, për të futur inovacionin dhe për të bashkuar potencialet tona, tha ministrja.

Ajo shtoi se zhvillimi i hapësirës kulturore në të cilën jetojmë dhe në të cilën mësojmë nga njëri-tjetri krijon parakushte për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe politike.

– Gjithçka fillon dhe mbaron me kulturën. Para nesh është një sfidë e fortë për të filluar formimin e interesave të përbashkëta të rëndësishme për të ardhmen e së kaluarës sonë dhe për identitetin e së tashmes sonë, konkludoi Kostadinovska-Stojçevska.

Së bashku me ministren në hapjen e konsullatës ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, Nevena Jovanoviq, ambasadorja e Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Konsulli i Nderit i Serbisë në Ohër, Mihajlo Filev. .

Vendimin për hapjen e Konsullatës së saj në Ohër Serbia e mori muajin e kaluar, ndërsa Konsullata e Serbisë në Ohër do të mbulojë komunat e Ohrit, Strugës, Vevçanit, Debarcës, Kërçovës, Dibrës dhe Qendër Zhupës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе