Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizim dhe punën e organeve të drejtorive shtetërore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11, 96/19 dhe 110/19), në pajtim me shpalljen e Shpalljes publike për ,, KONKURSE VJETORE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE TË INTERESIT NACIONAL NË FUSHA DHE AKTIVITETE TË CAKTUARA TË KULTURËS PËR VITIN 2021”, më 08.10.2020 në gazetën ditore ,,Koha” kryhet ky
KORRIGJIM:
Në pjesën 1. KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË KONKURSET VJETORE, në vend ,,1 gusht 2021” duhet të jetë ,,1 gusht 2020”.
Në pjesën 3. PËRQINDJA E PJESËMARRJES SË MINISTRISË SË KULTURËS NË FINANCIMIN E PROJEKTEVE, të Shpalljes publike, fjalia, „Përqindja e pjesëmarrjes së Ministrisë së Kulturës në financimin e projekteve është në përputhje me mjetet e parapara për financimin e projekteve me interes nacional në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021“ plotësohet me fjalët ,, dhe listën e renditjes nga komisioni kompetent nga veprimtaria, përkatësisht fusha”.
Në pjesën 4. AFATI I DORËZIMIT TË FLETËPARAQITJEVE, fshihet fjalia ,, Në përjashtim aplikimet mund të dorëzohen në arkivin e Ministrisë më së voni deri në ora 16:00 në ditë pune“, kurse data ,,13.11.2020” zëvendësohet me 12.11.2020”.
Në pjesën 5. INFORMACIONE TJERA, pika 5.3 Informacione plotësuese, data ,, 15.10.2020” zëvendësohet me ,,26.10.2020.
Në pjesën tjetër teksti në Shpalljen publike mbetet i njëjtë.
Ky korrigjim i Shpalljes publike të publikohet në numrin e ardhshëm në gazetën ,,Koha”.
MINISTRIA E KULTURËS