Ju informojmë se sot më 1 qershor,në botimet e shtypura të “Sloboden Peçat” dhe “Koha” dhe në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës,është shpallur konkurs për pjesëmarrje në financimin e projekteve për persona juridik nga R. e Maqedonisë së Veriut të cilat janë të mbështetura nga Pilot projekti i Agjencisë Ekzekutive për Arsim dhe Kulturë të Bashkimit Evropian – projekte për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor “Forcimi i bashkëpunimit kulturor dhe konkurencës së industrive kulturore dhe kreativetë Ballkanit Perëndimor” për vitin 2021.
Ministria e Kulturës në vitin 2021,do të marrë pjesë në financimin e projekteve të personave juridik nga R. e Maqedonisë së Veriut,që janë të përfshirë si partnerë të projekteve nga vendi ynë (në veti të bartësve ose bashkëorganizatorë) dhe të cilat janë të mbështetura nga pilot projekti dhe thirja nga Agjencia Ekzekutive për Arsim dhe Kulturë të Komisionit Evropian: Projekte për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor “Forcimi i bashkëpunimit kulturor dhe konkurencës së industrive kulturore dhe kreativetë Ballkanit Perëndimor”.
Konkursi është i hapur nga dita e shpalljes së tij përfundimisht deri më 30.06.2021.
Konkursi dhe fletëparaqitja janë të disponueshme në lidhjen e mëposhtme: