Koncert përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski dhe bashkëpunëtorëve të tij

од admin_kult

Në mbrëmjen (26 shkurt) në ora 20:30 në Operën dhe Baletin Nacional do të mbahet koncert përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski dhe bashkëpunëtorëve të tij, nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dirigjent i koncertit është Ivan Eminoviq, drejtoreshë e manifestimit është Lupka Jakimovska kurse kori mjeshtre është Gjurgjica Dashiq.

Solistët nga Opera dhe Baleti Nacional do të interpretojnë Sandra Mitrovska, soprano Marika Popoviq, mezosoprane Javorka Vitanova, soliste shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

Programi përfshin vepra nga V. A. Mozart, R. Leoncavallo, J. Verdi dhe R. Avramovski.

Manifestimi do të pasurohet me video dhe audio përmbajtje për të cilat përdoren materiale nga dokumentacioni arkivor i RTVM-së, dokumentari “Unë besoj në Maqedoni”, si dhe foto dhe video materiale të siguruara nga Fondacioni “Boris Trajkovski”.

Hyrja në aktivitet është pa pagesë kurse biletat mund të merren jo më vonë se data 26 shkurt 2024, deri në orën 17:00, në biletat e Operës dhe Baletit Nacional.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе