Opera “Berberi i Seviljes” do të shfaqet në OBN më 2 mars

од admin_kult

Më datë 2 mars, me fillim nga ora 20:00, në Operën dhe baletin nacionale do të shfaqet opera komike popullore në dy akte “Berberi i Seviljes” nga Gioacchino Rossini.

Dirigjent është Ivan Eminović, regjia është e Ursula Horner (Austri), skenografi Maria Veteroska, kostumografia është e Maria Pupuçevskës, mjeshtre e korit është Gjurgjica Dashiq.

Ekipi interpretues përbëhet nga Vasko Zdravkov, Biljana Josifov, Roberto Jaçini Vergilij nga Italia, Vlladimir Sazdovski, Neven Siljanovski, Sonja Pendovska Madevska, Dragan Ampov, Marko Dimovski, Borko Bijovski. Elena Siljanoska do të performojë edhe në klaviçen e shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe baletit nacional.

Opera “Berberi i Seviljes” nga Gioacchino Rossino është plot me seksione vokale e orkestrale të jashtëzakonshme dhe emocionuese dhe elegancë komike me të cilën vështirë se mund të krahasohet ndonjë vepër tjetër operistike”, njoftojnë nga OBN.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе